Si Funksionon

Si ta marrësh kredinë — hap pas hapi

Ne nuk jemi bankë. Thjesht të ndihmojmë të gjesh kredinë me kushtet më të mira, pa vrapuar nëpër zyra. Aplikon online, ne bëjmë pjesën tjetër.

3 min
Plotëson formularin
10 min
Merr përgjigje
0 Lekë
Nuk paguan gjë
24/7
Gjithmonë hapur

5 Hapa dhe Paratë Janë te Ti

Nga formulari deri te llogaria jote. Ja si funksionon.

01

Plotëso Formularin

Shkruaj sa para dëshiron, zgjidh afatin, dhe jep disa të dhëna bazë. Merr rreth 3 minuta. E bën nga shtëpia, pa shkuar askund.

Formulari ka vetëm pyetjet që duhen. Nuk të lodhim me gjëra që nuk kanë lidhje me kredinë.

02

Dërgo Dokumentet

Bëj foto kartës së identitetit (para-prapa), një selfie, dhe një faturë (drite, ujë, etj). I ngarkon direkt nga telefoni.

Nuk ke pse shkon te noteri apo te banka. Telefoni mjafton. Dokumentet mbrohen dhe nuk i sheh njeri tjetër.

03

Ne Gjejmë Ofertën

E shikojmë profilin tënd dhe e krahasojmë me ofertat e partnerëve tanë. Qëllimi: interes sa më i ulët, kushte sa më të mira.

Punojmë me disa institucione financiare të licencuara. Kjo do të thotë që ke zgjedhje, jo vetëm një opsion.

04

Merr Përgjigjen

Brenda 10 minutash e di nëse u aprovua apo jo. Pa telefonata, pa pritje te linja.

Nëse nuk kalon direkt, të thërret dikush nga ekipi ynë brenda orës. Shikojmë bashkë se cili opsion funksionon.

05

Merr Paratë

Paratë të vijnë në llogari bankare, EasyPay ose Western Union. Zakonisht brenda ditës, ndonjëherë 1-2 ditë pune.

Merr njoftim me SMS ose email kur bëhet transferimi. Kushtet e sakta varen nga partneri.

Cila Kemi Ne Puna?

Kredi e Shpejtë nuk është bankë. Jemi një faqe ku ti aplikon njëherë, dhe ne ta krahasojmë ofertën me disa institucione financiare njëkohësisht. Pa dalë nga shtëpia.

Pra, në vend që të shkosh bankë më bankë e të pyesësh "sa interes jepni?", ne e bëjmë atë punë për ty dhe të sjellim opsionet gati.

Për ty kjo gjë është falas. Ne paguhen kur ti merr kredinë, nga partneri financiar. Asnjë lekë nuk del nga xhepi yt.

Ofrues të Licencuar Punojmë vetëm me institucione që kanë liçencë nga Banka e Shqipërisë
Kushte të Qarta I shikon të gjitha kushtet para se të firmosësh. Pa gjëra të fshehura
Nuk Paguan Asgjë Krahasimi dhe aplikimi janë falas. Ne paguhen nga partnerët, jo nga ti
Të Dhënat e Tua Janë të Sigurta Përdorim enkriptim SSL. Nuk ia japim të dhënat e tua askujt

Pse e Përdorin Njerëzit?

Disa arsye që njerëzit e zgjedhin.

E Shpejtë

Aplikon sot, merr përgjigje brenda 10 minutash. Nuk humbet kohë kot.

E Sigurt

Partnerët janë të licencuar. Të dhënat e tua nuk dalin jashtë. Pikë.

Pa Kosto

Nuk paguan asnjë lekë për të aplikuar ose krahasuar. Partnerët na paguajnë neve.

Ke Dikë Pas Shpine

Nëse ke pyetje, na shkruaj ose na telefono. Ekipi ynë ndihmon.

Cfarë Kredish Mund të Marrësh

Varet cfarë të duhet. Ja opsionet.

Pyetje që Na Bëjnë Shpesh

Nëse ke diçka në mendje, ndoshta përgjigjet janë këtu.

A jeni bankë ju?
Jo, nuk jemi bankë. Ne thjesht të ndihmojmë të gjesh kredinë më të mirë. Krahasojmë ofertat e disa institucioneve financiare dhe të lidhim me atë që të përshtatet.
Duhet të paguaj gjë për aplikimin?
Jo, asgjë. As për aplikimin, as për krahasimin. Ne fitojmë kur partneri financiar të jep kredinë, kështu që ty nuk të kushton.
A më prish skorin e kreditit nëse aplikoj?
Kontrolli i parë nuk e prek skorin tënd. Vetëm kur ti pranon një ofertë dhe vazhdon me atë, partneri mund të bëjë kontroll të plotë. Kaq.
Kur i marr paratë pasi aprovohem?
Varet nga partneri, por zakonisht brenda ditës ose 1-2 ditë pune. Ka raste kur vijnë edhe brenda orëve, sidomos për shuma të vogla.
Po nëse nuk kam punë me kontratë?
Mund të aplikosh. Ka partnerë që pranojnë edhe të ardhura nga biznesi, qiraja, ose remitanca. Nuk është vetëm paga.
Po nëse nuk aprovohem?
Nuk mbaron puna aty. Të thërret dikush nga ekipi ynë dhe shikoni bashkë alternativat. Që një partner të thotë jo, nuk do të thotë që të gjithë thonë jo. Ka disa partnerë me kushte të ndryshme.

Do ta provosh?

3 minuta e plotëson formularin. 10 minuta e merr përgjigjen. Nuk të kushton asgjë.