Zgjedh shumën dhe afatin, merr përgjigjen brenda sekondës. Asnjë regjistrim, asnjë detyrim.
* Vlerësim i përafërt me normë fikse. Kësti yt real mund të ndryshojë sipas kushteve të ofruesit.
Ku shkojnë paratë e tua? Shiko ndarjen muaj pas muaji.
| Muaji | Kësti | Principal | Interes | Bilanci |
|---|
Nëse afati është mbi 12 muaj, tabela tregon vetëm vitin e parë.
Zgjedh sa para do të marrësh hua dhe për sa muaj. Kalkulatori bën llogaritjen që bëjnë bankat: e ndan borxhin në këste të barabarta. Çdo muaj paguan të njëjtën shumë, por brenda këstit ndryshon raporti. Fillimisht shumica shkon për interesin. Me kalimin e muajve, gjithnjë e më shumë shkon për uljen e borxhit.
E kemi nisur me 18% sepse ështe afër mesatares për kredi konsumatore në Shqipëri. Bankat dhe institucionet e ndryshme ofrojnë nga 12% deri 36%, varet nga lloji i kredisë. Këshilla jonë: pyet gjithmonë për NEI-n (Normën Efektive të Interesit). Ajo përfshin çdo tarifë dhe të tregon koston e vërtetë.
Ke vendosur?
Apliko tani — pa kostoKalkulatori merr shumën që ke futur, e ndan sipas muajve dhe i shton interesin. Në muajt e parë paguan më shumë interes, ndërsa me kalimin e kohës paguan më shumë nga borxhi kryesor. Kësti mbetet i njëjtë nga fillimi deri në fund.
Kemi vendosur 18% si pikënisje sepse është afërsisht mesatarja për kredi konsumatore në Shqipëri. Por ti mund ta ndryshosh. Norma jote reale varet nga sa kërkon hua, për sa kohë, dhe nga gjendja jote financiare. Kujdes: nëse ka tarifa shtesë, kostoja reale rritet.
E mirë për ty. Paguan interes vetëm për muajt që e ke mbajtur kredinë. Shumica e bankave dhe institucioneve e lejojnë parapagimin, por disa mund të kërkojnë një komision të vogël. Lexo mirë kontratën para se të firmosësh.
Shumën e këstit mujor e shumëzon me numrin e muajve. Rezultati është gjithmonë më i lartë se shuma që more hua, sepse përfshin interesin. Diferenca mes totalit dhe shumës fillestare është pikërisht ajo që paguan si kosto e huasë.
Për kreditë me normë fikse pa tarifa shtesë, rezultati është shumë i saktë. Në jetën reale, bankat mund të shtojnë tarifa administrimi, siguracione ose komisione që e rrisin koston. Nëse do pamjen e plotë, përdor kalkulatorin NEI.