NEI, DTI, kolateral, amortizim — fjalë që i dëgjon kudo por askush nuk t'i shpjegon. Këtu i gjen të gjitha, në shqip të thjeshtë.
Data kur duhet ta kesh shlyer kredinë plotësisht. Për një mikrokredi mund të jetë 1 muaj, për kredi personale deri 60 muaj.
Mënyra si shlyhet kredia pak nga pak me këste. Çdo këst që paguan mbulon dy gjëra: një pjesë të borxhit real dhe interesin. Në fillim, shumica shkon për interes — në fund, shumica shkon për borxhin.
Banka qendrore — ajo që rregullon të gjitha bankat dhe institucionet financiare në Shqipëri. Vendos normën bazë të interesit dhe menaxhon Regjistrin e Kredive ku shihet historia jote financiare.
Instrumenta borxhi që nxjerr shteti shqiptar. Nuk kanë lidhje direkte me kredinë tënde, por norma e tyre ndikon indirekt sa kushton huamarrja në treg.
Borxhi "i mirë" të sjell diçka prapa — kredi për biznes, arsim, shtëpi. Borxhi "i keq" shkon për shpenzime që nuk kthejnë vlerë — blerje luksi me normë të lartë, p.sh. Dallimi nuk është absolut, por të ndihmon të mendosh para se të marrësh hua.
Momenti kur paratë e kredisë transferohen te ti — pasi nënshkruan kontratën. Mund t'i marrësh në llogari bankare, EasyPay, ose Western Union.
Dikush që thotë "nëse ky nuk paguan, paguaj unë." Është alternativë kur nuk ke pronë për ta lënë si garanci. Kreditë e shpejta zakonisht nuk e kërkojnë.
Sa përqind e pagës tënde mujore shkon për borxhe. Nëse fiton 100,000 L dhe paguan 35,000 L këste, DTI-ja jote është 35%. Bankat zakonisht nuk të lejojnë mbi 40%.
Rrjet pikash pagese kudo në Shqipëri ku mund të marrësh paratë e kredisë cash — pa pasur nevojë për llogari bankare. Ka qindra pika në të gjitha qytetet.
Norma bazë e interesit për euron në Europë. Ndikon kreditë në euro me normë të ndryshueshme. Nëse kredia jote është në lekë, Euribor nuk të prek direkt.
Kur merr para hua nga dikush privatisht me interes shumë të lartë — shpesh 10–30% në muaj, që do të thotë 120–360% në vit. Pa kontratë, pa mbrojtje ligjore. Është e paligjshme sipas Kodit Penal shqiptar dhe kushton shumëfish më shumë se çdo kredi legale.
Diçka me vlerë (shtëpi, makinë, depozitë) që ia lë huadhënësit si siguri — nëse nuk paguan, e merr ai. Kreditë e shpejta zakonisht nuk kërkojnë garanci — mjafton karta e identitetit.
Regjistri yt financiar — çdo kredi që ke marrë, çdo këst që ke paguar ose vonuar. Huadhënësit e shikojnë para se të të aprovojnë. Histori e mirë = kushte më të mira. Vonesa = problem.
Kur lë shtëpinë ose tokën si garanci për kredinë. Përdoret për kredi bankare të mëdha (blerje shtëpie). Kreditë e shpejta nuk kërkojnë hipotekë.
Shoqëri financiare që nuk janë banka, por janë të licencuara nga Banka e Shqipërisë. Japin kredi të vogla dhe të mesme, shpesh pa kolateral. Interesi është më i lartë se banka, por procesi shumë më i shpejtë dhe më pak dokumente.
Shuma që ke marrë hua — pa interesin e pa tarifat. Nëse more 100,000 L, kapitali kryesor është 100,000 L. Çdo këst që paguan e zvogëlon pak nga pak derisa bëhet zero.
Shuma fikse që paguan çdo muaj deri sa ta shlyesh kredinë. Përfshin dy pjesë: borxhin real dhe interesin. Nëse ke marrë 50,000 L për 12 muaj, këstin e di saktësisht që në fillim.
Një numër që tregon sa i besueshëm je si huamarrës. Bazohet në historinë tënde — a ke paguar në kohë, sa borxhe ke, etj. Sa më i lartë score, aq kushte më të mira merr.
Fjala tjetër për "garanci" — diçka materiale që lë si siguri për kredinë. Kur thotë "kredi pa kolateral", do të thotë që nuk të kërkon as shtëpi, as makinë, as depozitë — vetëm kartën e ID-së.
Kur ke disa kredi në vende të ndryshme dhe i bashkon në një të vetme. Në vend të 3 kësteve në 3 data, paguan 1 këst në 1 datë — shpesh me normë më të ulët.
Një kufi parash që e ke të miratuar dhe tërheq sa të duash, kur të duash — pa bërë aplikim të ri çdo herë. Paguan interes vetëm për ato që tërheq, jo për të gjithë kufirin.
Financim ku makina ose pajisja mbetet pronë e kompanisë deri sa ta shlyesh plotësisht. Në praktikë, e përdor si të ishte jotja — por nuk e ke në emër deri në fund.
Sa përqind e vlerës së aktivit po merr hua. Shembull: shtëpia kushton 10,000,000 L, merr 6,000,000 L kredi — LTV është 60%. Bankat zakonisht nuk japin mbi 70–80% LTV.
Kredi e vogël nga 5,000 deri 100,000 L, me afat të shkurtër (1–12 muaj). Zakonisht pa garanci, pa shumë dokumente. Për kur ke një nevojë të vogël dhe nuk do ta komplikosh.
Numri që tregon sa të kushton kredia vërtetë — jo vetëm interesin, por edhe tarifat, komisionet, gjithçka. Kur krahasojn dy oferta, shiko NEI-n, jo normën nominale. Ai që ka NEI më të ulët është më i lirë.
Norma që vendos Banka e Shqipërisë (tani 3.25%) dhe ndikon çmimet e të gjitha kredive në treg. Kur BoA e rrit, rriten edhe këstet e kredive konsumatore.
Interesi që të thotë banka ose ofruesi — por pa përfshirë tarifat e tjera. Duket i ulët, por mund të mos jetë i plotë. Për ta kuptuar koston reale, shiko gjithmonë NEI-n.
Kur banka të lejon të tërheqësh më shumë se sa ke në llogari, deri në një kufi. Praktike por e kushtueshme — interesi i overdraftit zakonisht është i lartë. Krahaso me kredi të shpejtë para se ta përdorësh.
Disa kredi të japin 1–3 muaj kohë në fillim ku paguan vetëm interesin, jo borxhin. Të jep hapësirë të organizohesh financiarisht para se të fillojnë këstet e plota.
Databaza qendrore ku Banka e Shqipërisë regjistron çdo kredi, çdo pagesë, çdo vonesë — për çdo person dhe biznes. Çdo ofrues e shikon para se të të japë kredi.
Kur e zëvendëson kredinë aktuale me një kredi të re me kushte më të mira — normë më e ulët, afat më i gjatë, këst më i vogël. Praktikisht, mbyll të vjetrën dhe hap një të re.
Kthimi i borxhit, zakonisht me këste mujore. Sipas ligjit shqiptar, ke të drejtë ta shlyesh kredinë para kohe — disa ofrues marrin penalitet të vogël, disa jo.
Një numër që tregon sa i besueshëm je financiarisht. Paguan këstet në kohë? Score rritet. Vonon? Bie. Score i lartë = kushte më të mira në kredinë e ardhshme.
Kosto shtesë përtej interesit — tarifa aplikimi, tarifa procesimi, penalitete vonese. Shpesh nuk i sheh në normën nominale, por duhet të jenë të përfshira në NEI. Pyet gjithmonë: "ka tarifa të tjera?"
Letra nga punëdhënësi që tregon sa fiton në muaj. Bankat e kërkojnë zakonisht për kredi. Kreditë e shpejta jo — mjafton karta e identitetit.
2 minuta kohë, pa detyrim. Shiko nëse kualifikohesh dhe merr përgjigje brenda ditës.
Apliko Pa Detyrim