Fut borxhet, zgjidh si do t'i sulmosh, dhe shiko kur i mbyll njëherë e mirë.
Fut borxhet në të majtë dhe kliko "Llogarit Planin" për të parë rezultatin.
Nëse ke disa borxhe me norma të larta, mund t'i zëvendësosh me një kredi të vetme me normë më të ulët. Paguan më pak, ke vetëm një këst. Shiko nëse kualifikohesh →
Si funksionon: Paguan minimumin për çdo borxh. Paratë shtesë i hedh tek borxhi me normën më të lartë.
Pse funksionon: E vret atë borxh që të kushton më shumë interes. Kështu, në total paguan më pak.
Ana e vështirë: Mund të kalojnë muaj pa mbyllur asnjë borxh, sidomos nëse borxhi me normën më të lartë ka shumë të madhe.
Si funksionon: Paguan minimumin për çdo borxh. Paratë shtesë i hedh tek borxhi më i vogël.
Pse funksionon: E mbyll borxhin e parë shpejt. Kjo të jep energji të vazhdosh. Pastaj sulmon tjetrin, e kështu me rradhë.
Ana e vështirë: Mund të paguash pak më shumë interes se me avalanche. Por nëse alternativa është të heqësh dorë, kjo është më mirë.
Varet nga ti. Me avalanche paguan më pak interes ne total, sepse sulmon borxhin me normën më të lartë. Me snowball e mbyll borxhin më të vogël shpejt dhe ndihesh sikur po fiton. Nëse ke disiplinë, shko me avalanche. Nëse ke nevojë të shohësh rezultate të shpejta që të mos heqësh dorë, snowball.
Ia vlen vetëm nëse norma e kredisë së re del më e ulët se mesatarja e borxheve që ke tani. Nëse po, paguan më pak interes dhe ke vetëm një këst në vend të disa. Shiko seksionin "Apliko për Konsolidim" më poshtë.
Perdor metodën standarde: çdo muaj llogarit interesin mbi balancën që të ka mbetur, pastaj pjesën tjetër të këstit e zbret nga shuma kryesore. Rezultati del i saktë nëse normat e tua janë fikse. Nëse ke normë të ndryshueshme, numrat mund të ndryshojnë pak.
Fillo me borxhet që të rëndojnë më shumë — zakonisht ato me normën më të lartë ose këst më të madh. Mund t'i shtosh edhe të tjerat më vonë. Sa më shumë fut, aq më reale del fotografia.
Në vend të disa pagesave me norma të larta, merr një kredi me normë më të ulët dhe paguan vetëm një këst.