Bankat kërkojnë vërtetim page. Këtu aplikon online pa atë letër — me kartë identiteti, nga telefoni. Pa radhë, pa dosje të rënda. Kthehu te Kryefaqja për të krahasuar produktet.
Dallimi me bankën klasike — në gjuhë të thjeshtë.
| Banka klasike (tipike) | Kredi e shpejtë online | |
|---|---|---|
| Vërtetim page | Shpesh po | Shpesh jo |
| Ekstrakt bankar | Shpesh po | Shpesh jo |
| Kartë ID + selfie | Po | Po |
| Kontroll regjistri | Po | Po |
| Kohë vendimi | Ditë / javë | Minuta / orë |
| NEI tipik | Më i ulët | Më i lartë |
Nuk do të thotë “zero kontroll”. Ofruesi vlerëson aftësinë pagese sipas rregullave të veta.
Për listën e plotë të letrave që nuk kërkohen, shiko kredi pa dokumenta ose kredi me kartë identiteti. Udhëzues i detajuar: blog — pa vërtetim page.
Kur paga nuk vjen me “letër zyrtare” çdo muaj — por prapë ke nevojë për kredi.
Nuk ke payslip klasik, por ke të ardhura. Aplikon me ID dhe shpjegon burimin.
Turizëm, ndërtim, bujqësi — banka të mbyll derën; mikrofinancë online shpesh jo.
Të ardhura të ndryshme nga rroga fikse. Shuma e aprovuar varet nga profili.
Katër hapa — pa printer, pa radhë.
Të dhëna bazë + info mbi të ardhurat. Nuk ngarkon vërtetim page.
Para, prapa, selfie me kartën. Nga telefoni.
Miratim i shpejtë; disbursim llogari / EasyPay / Western Union.
Kreditë e shpejta pa dosje bankare kanë NEI më të lartë se hipotekat ose kreditë afatgjata bankare. Tavani rregullator për shuma të vogla konsumatore ka qenë rreth 54.80% NEI (sipas periudhave të BSH) — shiko gjithmonë Fletën e Standartizuar para firmës.
Përdor kalkulatorin NEI për të krahasuar oferta dhe artikullin sa kushton kredia e shpejtë për shembuj numerikë.
Do të thotë që nuk duhet të sjellësh letër nga punëdhënësi që tregon pagën (payslip). Aplikimi bëhet online me kartë identiteti dhe të dhëna bazë. Partneri financiar vlerëson profilin sipas rregullave të veta.
Shumë e ngjashme. “Pa vërtetim page” thekson mungesën e payslip-it. “Pa dokumenta” mbulon edhe ekstrakt bankar, deklarata tatimore, etj. Në praktikë, shpesh mjafton ID + selfie. Shiko edhe faqen Kredi pa Dokumenta.
Po, mund të aplikosh. Shumë ofrues pranojnë të ardhura jo-tradicionale (punë e lirë, sezonale, biznes i vogël). Aprovimi nuk është i garantuar — varet nga profili yt.
Zakonisht në intervalin 25,000–300,000 lekë për kredi e shpejtë, me afat deri 24 muaj. Shuma e saktë varet nga ofruesi dhe nga të dhënat e tua.
Po. Ofruesit e licencuar shikojnë Regjistrin e Kredive. Pa vërtetim page nuk do të thotë “pa kontroll”. Nëse ke shënime negative, lexo edhe faqen për kredi me histori të keqe.
Miratimi shpesh brenda 10–30 minutash. Paratë: 1–2 ditë pune në llogari, shpesh më shpejt me EasyPay ose Western Union.
Partnerët e licencuar duhet të tregojnë NEI-n (koston reale). Interesi i këtyre kredive është zakonisht më i lartë se bankat klasike — ky është çmimi i shpejtësisë dhe i mungesës së letrave. Llogarit këstin para se të firmosësh.
Aplikimi është falas dhe pa detyrim. Merr kartën e ID-së dhe 3 minuta.